1 mijë e 108 zyrtarë policorë kanë lënë punën, një pjesë e tyre kanë aplikuar për viza
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri është duke raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka folur për shqetësimet që kanë zyrtarët policor dhe gjendjen në të cilën është ky institucion i sigurisë.
Sipas statistikave që i posedon Imer Zeqiri thotë se që nga themelimi i policisë, 1.108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje dhe sipas tij kjo është shqetësuese. Teksa thotë se një pjesë e tyre kanë aplikuar edhe për viza.
“Ka shumë zyrtarë policorë që kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, u shpreh ai.
Ndërsa, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se gjithashtu është shqetësuese që stafit civil të policisë sektori privat po ju ofron paga më të larta dhe kjo është njëra nga arsyet pse stafi po e lëshon punën në polici. Qalaj shtoi se kjo ndodh edhe me sektorin e IT-së në polici.