1 mijë e 233 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e Kosovës, në Spitalin e Prizrenit 163 pacientë
Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme edhe sot janë të mbushura me pacientë. 1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, 1 mijë e 38 janë me oksigjenoterapi ndërsa edhe 83 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikave COVID-19 të QKUK-së në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19 dhe 368 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
“Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 163 pacientë
Spitali i Gjakovës, 113 pacientë
Spitali i Pejës, 220 pacientë
Spitali i Gjilanit, 128 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë
Spitali i Ferizajt, 85 pacientë”, thuhet në njoftimin e tyre,