1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani, procesi pritet të përmbyllet më 17 maj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mbajti konferencën e radhës për media lidhur me ecurinë e punës gjatë Javës së gjashtë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë është duke vazhduar edhe këtë javë, dhe i njëjti pritet të përmbyllet më 17 maj.

U.D. i kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati ka theksuar se disa komuna kërkojnë shtyerjen e procesit të regjistrimit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë e 148 qytetarë.

Kastrati, ka thënë se procesi i regjistrimit po vazhdon edhe në javën e gjashtë.

Ai tha se procesi i votimit ka shkuar mirë, disa komuna kanë kërkuar të shtyhet afati i regjistrimit, mirëpo, Kastrati tha se sipas mënyrës që ka shkuar procesi i regjistrimit deri më tani nuk e shohin të arsyeshme shtyerjen e afatit.

“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive me u rregjistru ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen. Bëj thirrje regjistruesve të bëjnë edhe një vizitë sidomos te banesat e zbrazura mos ka mbet dikush pa u regjistru”, tha ai.

Kastrati tha se në disa komuna janë hapur zyre ku qytetarët munden me shku me u regjistru, këto komuna janë Prishtina dhe Prizreni, por e njëjta mund të ndodh edhe në komuna tjera nëse e shohin të nevojshme. Ndërsa në Prishtinë, qytetarët mund të regjistrohen në ASK, edhe në komunë.

Kurse, sa i përket regjistrimit në komunat veriore, Kastrati tha se ka hezitime, por pritet edhe këto ditë të vazhdojë regjistrimi. Regjistruesve iu bë thirrje të bëjnë edhe një rishikim në shtëpi të pabanuara.

“Regjistrimi po shkon sipas planit nga dje deri sot janë regjistruar numri. Komunitetet po marrin pjesë në veri ka hezitim, presim edhe këto ditë të regjistrohen”, tha Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *