123 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Prizrenit
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) janë duke u trajtuar 837 pacientë nga Sars – Cov – 2.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së thuhet se 700 persona janë të konfirmuar se janë të prekur me koronavirus.
“137 pacientë janë në pritje të rezultateve për COVID-19. 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 636 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë”.
“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 335 pacientë, 10 janë në gjendje të rënduar, 276 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 287 pacientë janë me oksigjeno-terapi”.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 113 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 84 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 502 pacientë:
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
424 të konfirmuar pozitivë
349 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 123 pacientë
Spitali i Gjakovës, 88 pacientë
Spitali i Pejës, 111 pacientë
Spitali i Gjilanit, 66 pacientë
Spitali i Ferizajt, 59 pacientë
Spitali i Mitrovicës,33 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë