15-vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë – po bashkëjetonte me një person me diferencë të madhe në moshë
Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 12:40, është informuar se në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, një e mitur 15-vjeçare ka lindur një fëmijë.
Në njoftim thuhet se e njëjta ishte në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.
E mitura ishte dërguar në spital me datë 18.07.2022.
“Patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit , prej nga kanë marrë informacion se e mitura ka qenë në duke jetuar në fshatin Metvecë, ”, thuhet në njoftimin për media.
Pas konsultimin me prokurorin kujdestar, është hapur rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
“Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhë provat dhe dëshmitë e nevojshme”, thuhet tutje në njoftim.
Rasti shkon me procedural të rregullt dhe po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve.