200 mijë qytetarë kaluan kufirin Kosovë-Shqipëri javën e kaluar
Rreth 200.000 qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas gjatë javës së kaluar, kanë njoftuar autoritetet policore në pikën kufitare të Vërmicës.
Kjo po konsiderohet rritje e qarkullimit për rreth 20 për qind për dallim nga viti i kaluar.
Komandanti Shpend Qevani, njëherit përgjegjës i pikës kufitare, ka thënë për emisionin “SOT” në KTV se zakonisht në vikende, rreth 80 mijë qytetarë kalojnë kufirin.
“Përgatitjet për sezonin veror janë bërë, edhe me pajisje teknologjike. Presim të ketë rritje të fluksit të lëvizjes, por vonesat në kufi do të jenë minimale”, ka thënë ai.
E jashtë sezonit veror, në këtë pikë kufitare kalojnë rreth 40 mijë qytetarë.