22 armë konfiskohen në ahengje familjare në Prizren
Përdorimi i armës, qoftë edhe për gazmend, shkakton rrezik për qytetarët , andaj Policia e Kosovës është përkushtuar fuqishëm që veprimet e tilla të mos tolerohen.
Me qëllim që të krijohet një ambient i sigurt për të gjithë, policia sa herë ka marr informacion se në një lokacion ka pas gjuajtje me armë zjarri qoftë ai gazmend familjar ka intervenuar.
Në të gjitha rastet janë arrestuar të dyshimtët dhe armët janë sekuestruar.
Gjatë javëve të fundit policia ka konfiskuar një numër të konsiderueshëm të armëve , kryesisht armë të cilët janë përdorë në gazmende familjare duke rrezikuar vetën dhe të tjerët.
Konkretisht nga data 15 Korrik 2022 deri më ditën e sotme ( 19.08.2022) , nga stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prizren, janë konfiskuar gjithsej 22 (njëzet e dy) armë të ndryshme, kryesisht armë të përdorura nëpër gazmende familjare.
Ndërsa kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprat “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe vepra të tjera, varësisht nga rasti.
Policia përsëri ju bën thirrje qytetarëve që të mos përdoren armët e zjarrit qoftë edhe për gazmend.