25 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 25 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë të Prizrenit, e njohur si masakra e tmerrshme nga ushtria e policia serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare të kësaj ane.

Më 13 maj 1999, forcat serbe ndaluan civilët e fshatrave Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc, duke vrarë 77 prej tyre.

Në nderim të të rënëve në Korishë pas luftës është ngritur Memoriali i Martirëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *