26 të vdekur, 1448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.
Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.
Në total numri i rasteve aktive është 26.525.