28 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 489 te infektuar
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
Në total numri i rasteve aktive është 25.290.