3 persona ndalohen për 48 orë, 16 aktakuza për 18 persona
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së. Po ashtu, është ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi i ndaluar” nga neni 300 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 i KPRK-së;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 370 i KPRK-së.