45.620 libra për nxënësit e Komunës së Prizrenit!
Drejtoria Komunale e Arsimit, ka realizuar shpërndarjen e 240 titujve të lektyrave shkollore në 56 shkolla fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit.
Në kuadër të këtij projekti, shkollat fillore janë furnizuar me 182 tituj të lektyrave nga 235 ekzemplarë prej secilit, ndërkaq shkollat e mesme janë furnizuar me 58 tituj të lektyrave nga 50 ekzemplarë prej secilit, gjithsej 45.620 libra.
Me implementimin e këtij projekti, përveç rregullimit të hapësirave shkollore, Komuna e Prizrenit po synon që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, të lexojnë sa më shumë në mënyrë që të zhvillohet kreativiteti i tyre, e cila është fuqia kryesore e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të vendit.