46 ankesa dërgohen në PZAP për parregullsi gjatë procesit zgjedhor
46 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP) me pretendimet se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.
Kështu kanë bërë të ditur nga PZAP.
Sipas këtij Paneli, ankesat janë dorëzuar nga subjektet politike, kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale e nga individ tjerë.
“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, nga ora 19:00 datë 17.10.2021, deri në ora 19:00 datë 18.10.2021, në aftin prej njëzetekatër (24) orëve nga mbyllje e Qendrave të Votimit ka pranuar 46 ankesa, me pretendimet se ka pasur parregullsi në ditën e votimit. Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Ankesat kanë të bëjnë me thyerje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, përmes rrjeteve sociale, shpërndarje e video e foto me përmbajtje elektorale.
“Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, Thirrje për të votuar përmes SMS-ve, Thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, Vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, Postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, Shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB, Thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura etj”, thuhet në njoftim.