50 euro gjoba nëse këmbësori e kalon rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara, Policia sqaron se në cilat raste lejohet
Policia e Kosovës ua ka kujtuar këmbësorëve rastet kur mund të kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë dhe gjobën me të cilën mund të ndëshkohen nëse nuk e respektojnë këtë rregull.
Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me 50 euro.
Policia ka sqaruar se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se pesëdhjetë (50) metra në vendbanime dhe me larg se njëqind (100) metra jashtë vendbanimeve.