56 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë i Suharekës
Në pasditen e së martës ka ndodhur një aksident në rrugën Rubik-Rrëshen, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.
Viktima është H.S, 56 vjeçar nga fshati Sopijë i Suharekës.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. H.S ishte drejtues i makinës.
Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.