65 kasidente në 24 orët e fundit, dy me fatalitet

65 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga të cilat vdiqën dy persona.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë informacione për dy aksidentet që kanë përfunduar me fatalitet.

Një aksident trafiku mes katër veturave është shkaktuar në orët e mbrëmjes në Arllat.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka gjetur vdekjen.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira katër vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar si dhe kanë pësuar lëndime pesë persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, është thënë nga policia.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Suharekë-Vermicë, ku një person po ashtu ka humbur jetën.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK, me datë 04.01.2021 nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit viktima dërgohet ne IML për obduksion”, është thënë nga policia.

Ndërsa, nga 65 aksidentet e shkaktuara dje, 25  kanë qenë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *