71 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet rajonale nga Covid-19.
Prej tyre 26 janë të konfirmuar me koronavirus.
57 janë me oksigjeno-terapi, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin.
Njoftimi i plotë:
COVID-19: 71 pacientë po marrin trajtim spitalor në ShSKUK
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22, pacientë
14 të konfirmuar pozitivë
11 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë