74-vjeçari në Prizren vdes papritur derisa po merrte pensionin, zbulohet identiteti i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një qytetar ka ndërruar jetë në rrethana të papritura, sapo kishte marrë pensionin, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është raportuar rreth orës 20:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren, ku i ndjeri ishte sjellë nga autoambulanca.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi në fjalë kishte humbur ndjenjat në rrugën “Nazim Pulaj” dhe nuk kishte qenë në gjendje të identifikohej apo të tregonte kush ishte e nga vinte.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në Emergjencë.

Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 74-vjeçari, Shukri Ponik.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit kujdestarë dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Rrethanat e vdekjes do të shqyrtohen përmes hetimeve të mëtejme, ndërsa pista fillestare nuk sugjeron ndonjë element të dyshimtë penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *