Punëtori bie nga lartësia në Prizren
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dje ka rënë nga lartësia teksa po punonte.
Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Prizren, 04.04.2022 – 10:50. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ishte duke punuar në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ka rënë aksidentalisht nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas tyre gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.