38 zyrtarë policor lanë vendin e punës në vitin 2021
Jo vetëm mjekët në Kosovë po e lënë vendin e tyre të punës.
Këtyre të fundit iu janë bashkuar edhe policët.
Madje një gjë të tillë e ka pranuar ditë më parë edhe vet drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Por, jo vetëm që po e lënë punën, Policisë po i mungojnë edhe pjesëtarët e rinj.
“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, ka deklaruar Mehmeti.
Numri i zyrtarëve policor që kanë lënë vendin e punës vetëm në vitin 2021, sipas një përgjigjje të Policisë së Kosovës për FrontOnline, kalon mbi 30.
“38 zyrtarë e kanë lënë vendin e punës në vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Policisë.Ndërsa, që ngakrijimi i saj kanë dhënë dorëheqje mbi 1 mijë policë.“Numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga PK-ja deri me sot është 1120 zyrtarë”, thuhet më tutje në përgjigje.
Konkursi i fundit për policë të rinjë është shpallur më 28 tetor deri në 26 nëntor të vitit 2021.Në këtë konkurs kanë aplikuar 11 mijë e 292 kandidatë.
Ndërsa, testin në pyetjet me shkrim e kanë kaluar vetëm një mijë kandidatë.