Vdekje e dyshimtë në Prizren
Policia njofton se një person i gjinisë mashkullore ka vdekur derisa ishte duke punuar.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore.
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policië:
VDEKJE E DYSHIMTË /Prizren, 11.04.2022 – 14:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë përderisa ishte duke punuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.