Banorët e fshatit Poslisht ankohen për mungesë të ndriçimit publik

Rruga kryesore në hyrje të fshatit Poslisht ka një kohë të gjatë që ka mbetur në terr, pasi sipas banorëve të këtij fshati mungon ndriçimi aty prej shumë kohësh.

Ata kanë thënë për TV Prizreni se ka një muaj që kanë bërë kërkesë në komunën e Prizrenit, por asgjë nuk është ndërmarrë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Kjo rrugë lidh fshatrat Hoçë e Qytetit dhe fshatin Billushë, andaj banorët ankohen se nuk ndihen të sigurtë si nga qentë endacakë, poashtu edhe nga veturat, andaj ata kërkojnë që urgjentisht të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente dhe rruga të bëhet me ndriçim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *