Burri në Prizren rrah gruan pasi dyshon se po e tradhton me disa persona, arrestohet
Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti në Prizren, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve, me ç’rast burri ka sulmuar bashkëshorten e tij.Rasti është raportuar në Polici nga viktima, e cila ka deklaruar se ka presion për disa ditë me radhë nga bashkëshorti i saj, i cili po e akuzon se ajo e ka tradhtuar me disa persona.
Mosmarrëveshja mes tyre ka eskaluar dje, kur i dyshuari ka goditur gruan e tij në fytyrë, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.Në denoncimin e gruas thuhet se bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohës është nën ndikimin e alkoolit, çka po e shqetëson dhe frikëson atë.
Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin menjëherë, i cili është dërguar më pas në stacion policor, ku nuk është intervistuar për shkak se i njëjti ishte në gjendje të dehur.Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se prokurori ka dhënë urdhër që i njëjti të ndalohet dhe të merret në pyetje lidhur me rastin për të cilin është denoncuar.