Sulmoi një vajzë – arrestohet e dyshuara në fshatin Zhur, në vendngjarje policia sekuestron një thikë
Një vajzë është arrestuar të hënën pasditen në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi e njëjta ka sulmuar një vajzë tjetër për shkak të një mosmarrëveshje. Policia njofton se viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Në vendngjarje bëhet e ditur se është sekuestruar një thikë si dëshmi materiale.
Raporti i plotë i policisë:
“Fsh. Zhur, Prizren 09.05.2022 – 17:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë si dëshmi material”, thuhet në raportin policor.
E dyshuara me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa, rasti i cili është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor, është në procedurë hetimore, thuhet në njoftim