Lajmëtari i Lirisë
(Profesorit Hamdi Berisha – Hero i Kosovës!)
Ymer Berisha
Atdheu i lirë, detyrim dhe nderë
Sot, nesër, gjithmonë, e përherë
Jetën dhe vdekjen ia dhashë lirisë
Heroizmin, luftës,
…, Shqiptarisë.
Kushtrimi i popullit, jo shpesh na thërret
Po lëshuam rastin, të gjallë kemi vdekë.
Jeta më është dhënë, ta jetoj me nderë
Shqiptar linda, Shqipërinë duhej bërë.
Krismat nga Prekazi, Gurbardhin, trazuan,
Profesor jo më, atë çast u betova,
luftëtar lirie,
…, luftëtar lirie atë ditë u gradova.
Amanet ndër shekuj, detyrim për ne,
Lindje edhe vdekje i dhashë për atdhe.
Vdekja me patjetër doja t’ më nderonte,
Vetëm si hero, Kosova më donte.
Librin dhe nxënësit, kur i përshëndeta,
Me atë çast kujtimi, me mori dhe vdekja.
Rrëmbeva pushkën për ta bërë Shqipërinë
Në altar lirie gjeta dashurinë,
…, në altar lirie gjeta madhështinë.
Tash i qetë pushoj, lart në përjetësi
Tok, me zotin bashkë, për një Shqipëri.
Një ditë pyeta zotin, si bëhet Shqipëria?
Më tha:
…, tregoju Shqiptarëve,
…, përgjigjen e gjeni te nderi e dija!
Prizren, Maj 2022