Ministri Murati për shtesat 100 euro: Komisioni do ta kryejë punën shumë shpejt
Ministri i Financave, Hekuran Murati nw një konferencë për media, teksa foli për rëndësinë dhe modalitetet që qytetarët t’i deklarojnë të hyrat në ATK, ai u pyet edhe për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.
Murati tha se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar.
Megjithatë, ai shtoi se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij.
“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pasë fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, tha ai.