Vdes 20-vjeçarja që u godit nga vetura në Krushë të Madhe

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot ka ndërruar jetë një 20-vjeçare e cila po trajtohej për shkak të lëndimeve të pësuara nga një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur më 17 maj 2022, në fshatin Krushë e Madhe e Rahovecit, kur vetura e kishte goditur tashmë të ndjerën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, mund të konfirmoj se sot ka ndërruar jetë në QKUK 20-vjeçarja e cila më datë 17.05.2022 ishte goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe e Komunës së Rahovecit”, deklaroi Elezaj.

Ai shtoi se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *