MSH: Konfirmon rastin e dyshimtë me linë e majmunëve, pacienti i dyshuar nga Dragashi
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar një rast të dyshimtë me linë e majmunëve.
Sipas komunikatës, pacienti i dyshuar, një burrë nga komuna e Dragashit, është pranuar dje në Klinikën Infektive.
Burri është i moshës 69- vjeçare.
“Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë kurse rezultatet do të bëhen të ditura më pas.
Sipas Ministrisë situate është stabile.