Pse po mburren  Shaqir Totaj dhe Memli Krasniqi… Pa “krekosje” ju lutem!

Kur e nisi punën Mytaher Haskuka, atëbotë në mungesë të projekteve të reja nisi të shtrojë asfaltë mbi asfalt.

Dhe kjo logjikë vazhdoi edhe në planifikimet e tij.

Në rrugën unazore të qytetit të Prizrenit planifikoi ta shtroj asfalt mbi asfalt.

Në mungesë të projekteve të reja ia vlen edhe ky. Bukur shumë, kishte nevojë ajo rrugë për një “rifreskim”.

Erdhi Shaqir Totaj në pushtet dhe po e shet si projekt të tij të madh shtrimin e asfalit mbi asfalt. Projektin e Mytaher Haskukës po e shet si të vetin dhe nuk po e shet mirë.

“Në Prizren po punohet. I jemi kthy punëve. Iu kemi kthy ndërtimit… nisi të thoshte Shaqir Totaj dhe me në fund ia kapi “…jemi kthy renovimit të rrugëve të qyetit, mirëpo jo me mbulim të gropave por me shtrim të një shtrese të re të asfalit” tha ai…

Në rregull, renovimi i rrugëve të qytetit është në rregull dhe është mirë. Por të dilet me Memli Krasniqin dhe të shitet ky projekt si ndërtim, është fyerje e intelegjencës së prizrenasve.

Dhe ditën sot shtronin asfalt, e bllokuan rrugën sepse do të vinte Memli Krasniqi i cili është “mik dhe shok” i Shaqir Totajt ndërsa në fillim u zotuan se punimët do të kryhen natën, që ditën të mos pengohet komunikacioni i dëndur.

Asgjë të re nuk ka bërë Shaqir Totaj. Këtë vit do t’i realizoj projektet e Mytaher Haskukës dhe bënë mirë që i realizon por jo të thotë “Iu kemi kthy punëve. Iu kemi kthy ndërtimit…”

Në Prizren nuk ka asnjë punë të re, nuk ka asnjë projekt të ri, dhe për këtë e “mirëkuptojmë” Shaqir Totajn.

Memli Krasniqi kryetar i PDK-së e përgëzon Shaqir Totajn sepse, tha ai “ atë që e kanë premtu tashmë janë duke e zbatuar”. Kuj po i hedh “hi syve” Memli Krasniqi. Cka janë duke zbatuar dhe si janë duke e zbatuar.

Po e realizojnë një projekt të qeverisë së kaluar.

Dhe mirë po bëjnë që po e realizojnë…por…

Pa “krekosje” ju lutem! /Prizreni Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *