Punëtorin në Prizren e zë dheu teksa groposte në një kanal, dërgohet me urgjencë në spital
Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime të rënda gjate orarit të punës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në fshatin Lubeqevë të Prizrenit.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se në këtë qendër është duke u trajtuar një person, i cili ka pësuar frakturë, derisa ishte duke groposur në një kanal. Punëtorin e kishte zënë dheu teksa punonte dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda.
Policia është njoftuar për rastin nga spitali, ndërkohë që patrulla policore ka marrë një deklaratë nga viktima.
Lidhur me këtë rast, mësohet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “lëndim i rëndë trupor”.