50-vjeçari që u ther sonte me thikë në Prizren në gjendje të rëndë, Policia jep detaje
Një person është therur me thikë sot pasdite rreth orës 19:30, ne Rrugën “Muharrem Hoxhaj”, në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tha se deri tek përleshja ka ardhur pas një fjalosje dhe konfrontimi verbal mes tre personave.
“R. B., i datëlindjes 1954 m/sh/k dhe A. Sh., i datëlindjes 1970 m/sh/k…dyshohet se kanë sulmuar viktimën (A.S.) rreth 50 vjeç. Në ketë rast dyshohet se i dyshuari R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, thuhet në përgjigjen e tij.
Viktima është duke u trajtuar në spital dhe për momentin, sipas mjekut kompetent gjendja e tij është e rëndë.
Patrullat policore, në koordinim me hetuesin kujdestar dhe prokurorin kujdestar, janë duke ndërmarre veprimet e para hetimore lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njësite policore sekuestruan një gyp të metalit dhe një thikë në cilësinë e provave materiale.
“Ne lidhje me veprimet policore është e njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij iniciohet rasti dhe dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori rajonal i hetimeve”.