Stuhi të fuqishme lokale të enjten, ja çfarë pritet më pas
Dita e sotme ishte me diell dhe vranësira të pakta, përderisa edhe temperaturat kanë regjistruar vlera të larta.
Nga dita e enjte, pritet destabilizim i fuqishëm i motit në zona të caktuara, përderisa moti së pari do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës, veçanërisht më vonë, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh.
Po ashtu, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h, duke shkaktuar dëme materiale!
Të Premten parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, përderisa gjatë pasditës priten rrebeshe të izoluara e shkarkesa të pakta rrufesh, kryesisht përreth zonave malore.
Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme, përderisa temperaturat e larta do të vazhdojnë, ku të Shtunën termometri mund të regjistrojë temperaturën deri në 37°C në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan meteokosova.
Sipas parashikimeve të fundit, ulje e temperaturave parashihet nga data 8-9 Korrik, ku pritet të depërtojnë masa të freskëta nga veriu i kontinetit, kështu, duke sjellur edhe pak lehtësim nga “pushteti” i të nxehtit Afrikan.