Ditëlindja e SHBA-së, 246 vite histori për garantimin e lirisë në botë

Më 4 korrik, 1776 – kolonitë e atëhershme të shtrira në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore, vendosën të pavarësohen prej Britanisë së Madhe – u krijuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sigurisht, për këtë liri është dashur sakrificë – ishte arritur, në krye me Xhorxh Uashington.

Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u pavarësuan – sot mbushen 246 vjet prej asaj ngjarje.

Gjatë kësaj historie kanë ndodhur shumë ngjarje – të gjitha i kontribuuan që SHBA-të të shndërrohen në super fuqinë numër një në botë.

Kjo superfuqi ka treguar drejtësi, një nga ato raste ishte edhe marsi i vitit 1999 – kur SHBA-të në krye të Bill Clintonin i biden aletatët e NATO-së që është e domosdoshme të ndërhyhet në Kosovë për ta ndalur gjenocidin e Millosheviqit.

E kanë bërë për tre muaj radhazi, gjenocidi ishte ndalur e Kosova u çlirua.

Për gjithë këto vite, SHBA-të i kanë qëndruar Kosovës afër – kanë ofruar mbështetje politike, ekonomike, diplomatike, kulturore, etj.

Për këtë, të gjitha partitë politike në Kosovë janë në një mendje që miqësia e Kosovës me SHBA-të është speciale.

E brenda kësaj miqësie ka një përafrim vlerash, të cilat Kosova thotë t’i aplikojë.

Gjeopolitika amerikane sot udhëhiqet mbi shpërndarjen e vlerave liberale; ekonomisë së tregut, pluralizmit, liritë e njeriut, diversitetit kulturor etj.

SHBA-të sot konsiderohen sipas të gjitha të dhënave si forca kryesore politike, ekonomike e diplomatike në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *