Parashikimi i motit për pesë ditë (11 – 15 korrik 2022)
Java e ardhshme premton mot kryesisht të qetë. Parashihen shumë orë me diell. Vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.
Sa i përket temperaturave deri ditën e premte, nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik.
Nga fundjava parashihen serish valë e të nxehtit Afrikan.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Era do të vazhdoj ta mbaj drejtimin e veriut dhe verilindjes, e lehtë dhe mesatare. Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.
Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jug, jugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjike si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese.