A do të ndryshojë moti në dy ditët e ardhshme? Njofton IHMK-ja
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë Celsius.