Nënshkruhen 10 kontratat e para të përfituesve të subvencioneve nga DKRS në Prizren
Në një ceremoni solemne, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi 10 kontratat e para të përfituesve të subvencioneve të OJQ-ve.
Fituesit e subvencioneve nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u shprehën të kënaqur me punën dhe angazhimin e Komunës për jetën kulturore në Prizren.
Ndërsa, Kryetari Totaj, tha se OJQ-të përfituese janë të dëshmuara ndër vite dhe mbështetja ndaj tyre nuk do të mungoj as në të ardhmen.
Kryetari Totaj, gjithashtu, bëri të ditur se subvencione të këtilla do të ndahen përsëri gjatë këtij viti.