Kunata e sulmon fizikisht mërgimtaren nga Zvicra, rasti raportohet në polici
Një grua me nënshtetësi të Zvicrës ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga motra e burrit të saj në Suharekë.
Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, njofton policia.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Suharekë 30.07.2022-16:00.Viktima femër kosovare, me nënshtetësi Zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.