Nesër në Universitetin e Prizrenit përmbyllet “SHKOLLA VERORE NDËRKOMBËTARE 2022”
Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe bashkëorganizatorët e (DokuFest dhe ITP-Prizren), nesër do ta përmbyllin “SHKOLLËN VERORE NDËRKOMBËTARE 2022”. Ceremonia do të organizohet më 12 Gusht 2022( e premte), në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Me këtë rast Rektori Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të shpërndajnë certifikatat për pjesëmarrësit e shkollës verore ndërkombëtare.
Ceremonia e mbylljes mbahet, në orën 14:00 (Amfiteatri i madh)