Po bie numri i të hospitalizuarve me koronavirus, në Spitalin e Prizrenit 4 pacientë
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Një foshnje aktualisht po trajtohet nga ky virus në klinikën e neonatologjisë.
Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se duke u bazuar në raportet e datës 12 gusht 2022 në ShSKUK janë të spitalizuar 62 pacientë me Covid-19.
Raporti i datës 12 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient