Florent Maqkaj: “Hidroregjioni Jugor” i ka 70 ari, pa kamera, rojtari duhet të ndahet ne 12 pjesë dhe ta mbulojë të gjithë sipërfaqen
Florent Maqkaj, djali i dëshmorit Selver Maqkaj, i cili punon si roje në Kompaninë Hidroregjioni Jugor, i kishte bërë ankesë menaxhmentit të Kompanisë se po punonte në kushte të vështira. “Oborri i kompanisë ka afër 70 ari, nga paaftësia e tyre për të ngjitur kamera të sigurisë, i thonë një rojtari që të ndahet ne 12 pjesë dhe ta mbulojë të gjith sipërfaqen. Jemi në vitin 2022 dhe është i vetmi institucion pa kamera të sigurisë, arsyet i dinë 80% e kompanisë, ai 20% bën sikur s’di, shkruan Florenti”.
Ai është “kërcënuar” dhe vetëm se është familje e dëshmorit e respektojnë dhe e lënë në pozitën e rojes…”pra mundeni me marrë me mend se sa na rrespektojn ose mërziten për neve” shkruan ai.
Postimi i plotë:
Pas kërcënimit që morra nga kompania se mund të gjindesha para komisionit disciplinorë për shkak se e kam publikuar kërkesën në facebook (akoma nuk e di nëse kam bërë shkelje, do të lexoj për të), më kishin kursyer vetëm se isha “familje e respektuar” për të cilën familje jan mërzitur fort, dhe për 11 vite me lanë në pozitën e rojes, pra mundeni me marrë me mend se sa na rrespektojn ose mërziten për neve (ose unë e kam përceptuar gabim rrespektin)
Shefit të ekzekutivit i ishin dashur fiks një javë për të më treguar se kërkesa ime nuk ka bazë për tu aprovuar.
Dokumentin nuk po e publikoj se ka mundësi ndoshta edhe të suspendohem nga puna, por po u tregoj me nënkuptim se në përgjigjen që kam marrë thonë se puna ime është roje, dhe si i tillë duhet të siguroj materialet në objekt dhe jasht tij, dhe se kabina në të cilën qëndroj është për strehim të përkohshëm (pra duhet të sillem nëpër oborr sikur qen, dhe kur bjen shi ose borë të futem në kolibe – për atë le ta hjekin krejt dhe strehohem nën ndonjë streh çatie)
Dhe në fund, pas gjith atyre gjërave “të shijshme” që kishte prodhuar goja tyre, normalisht se u shperla me rreshtin ku tregon se po punohet për përmirësimin e kushteve të të gjithë punëtorëve (dmth prit magarë se del barë)
Oborri i kompanisë ka afër 70 ari, nga paaftësia e tyre për të ngjitur kamera të sigurisë, i thonë një rojtari që të ndahet ne 12 pjesë dhe ta mbulojë të gjith sipërfaqen. Jemi në vitin 2022 dhe është i vetmi institucion pa kamera të sigurisë, arsyet i dinë 80% e kompanisë, ai 20% bën sikur s’di.
Për fund, jam i kënaqur që në rreshtin e fundit të kërkesës time e pata sqaruar se pse jam drejtuar në vetën e parë, që të mos dëmtoheshin kolegët.
Ps.
Kontrata ka dy palë, punëdhënësi dhe punëmarrësi, që të dy kanë detyra dhe përgjegjësi ndaj njëri tjetrit dhe dikush i mbikqyrë ato, ka edhe pak drejtësi në Kosovën tonë të dashur…
Ndoshta pak jasht temës:
Tash do të bëjë kërkesë për pushim vjetor sepse edhe atë po na e japin kur po duan ata. Po get që sipas tyre, ne jemi roje dhe nuk duhet të shkojm në deti verës, veq ka vjeshta na duhet pushimi ose dimrit.
Një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, nuk ta ka bo baba!