Gruaja në Prizren pret venat pasi u grind me bashkëshortin që s’e la të shkojë te motra e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një grua dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka parë se 35-vjeçarja kishte prerë venat, me qëllim që të vetëvritet, por falë intervenimit të mjekëve ajo ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur që të intervistojnë bashkëshortin e viktimës dhe kunatën e saj.

Mësohet se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një fjalosjeje mes çiftit, ku burri s’e kishte lejuar bashkëshorten e tij të shkojë për vizitë te motra e saj. 35-vjeçarja kishte vendosur që të shkojë atje dhe momentin që ishte kthyer në shtëpi, kishte plasur sherri mes çiftit.

Më vonë pasi burri dhe motra e tij u kthyen në shtëpi, teksa po qëndronin bashkë kishin dëgjuar zhurmën nga 35-vjeçarja dhe posa kishin shkuar tek ajo, kishin parë se e ka lënduar veten.

Hetuesit policorë kanë intervistuar edhe viktimën, e cila ka deklaruar se i gjithë motivi që shtyu ta bëjë këtë veprim është zënka me bashkëshortin dhe e njëjta ishte shprehur se ndodhet në gjendje të rëndë emocionale për shkak të mungesës së fëmijëve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *