Prizren, djali rrah nënën e vet
Një person është arrestuar në Prizren, të martën rreth orës 21:17, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nënën e tij.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 06.09.2022 – 21:17. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë