Një grua në Prizren bën telashe familjarët e saj, e denoncojnë në Polici për dhunë në familje
Konfliktet mes anëtarëve të familjeve kosovare lindin për arsye të ndryshme. Mosmarrëveshjet verbale me njëri-tjetrin shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu medoemos ndërhyrja e Policisë për të zgjidhur telashet.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Lukij të Prizrenit ku tre anëtarë të një familjeje kanë denoncuar në Polici vajzën/motrën e tyre.
Mwsohet se denoncimi ka ardhur si pasojë e dhunës psikike dhe fizike të cilën 36-vjeçarja dyshohet se ushtron vazhdimisht ndaj prindërve dhe motrës së saj.
Babai me nënën dhe motrën e të dyshuarës kanë dërguar edhe pamje të incizuara ku shfaqet e dyshuara me veprimet e saj të dhunshme.
Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
Me vendim të prokurorit, 36-vjeçares i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh./ Sinjali