Arrestohet i dyshimti i pestë për grabitje në Prizren
Me datë 13 Shator 2022, falë punës së pandalshme të hetuesve policor të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, dyshohet se i njëjti ka dhënë ndihme të dyshuarve për veprën penale “Grabitje-në tentativë ” që ka ndodhur afërsisht para një viti në Prizren.
Konkretisht me datë 15 Nëntor 2021 në Prizren , disa persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një argjendari.
Pronarët kanë rezistuar dhe të dyshimtët janë larguar nga vendi pa arritur që të grabisin argjendarinë.
Gjatë përleshjes dy viktimat -babë e birë (pronar të argjendarisë ) janë plagosur me armë zjarri.
Të dyshimtët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes , në dalje të Prizrenit i kanë vënë zjarrin automjetit të tyre dhe e kanë grabitur një automjet tjetër.
Gjatë ikjes të njëjtin kanë shkëmbyer zjarr edhe me Policin në hyrje të autostradës në Suharekë.
Pastaj automjeti i grabitur është gjetur i djegur në fshatin Murg.
Policia ka mbledhë provat dhe dëshmitë dhe pas disa ditësh katër të dyshuar janë identifikuar arrestuar, ndërsa sot është arrestuar personi i pestë i dyshuar për dhënie të ndihmës.