Organizata Hendikos në Prizren po e realizon projektin : “Shërbime, fizioterapeutike, psikosociale, për përsonat me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prizrenit “
Përmes postimit në faqen zyrtare në Facebook Hendikos në Prizren njofton se po e realizon projektin : “Shërbime, fizioterapeutike, psikosociale, për përsonat me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prizrenit “
Njoftimi i plotë:
Janë duke u realizuar aktivitet në teren këshilla fizioterapeutike, psiko sociale nga stafi i HANDIKOS RIZREN ,me përfituesit direkt.
Qëllimet e oforimit të këtyre shërbimeve janë avansimet e gjendjes fizike dhe psiko sociale të përfituesve direkt .
Përsonave me aftësi të kufizuar si dhe familjarëve të tyre, pasiqë duke e përdorur Planin Portage ne japim këshilla edhe për familjarët se si t’i qasën problemit. Këto aktivitete do të realizohen për 17 muaj dhe qëllimi yn është t’i përkrahim 130 përfitues gjatë këtyre muajve .
Këto aktivitet realizohen në kuadër të projektit : “Shërbime, fizioterapeutike, psikosociale, për përsonat me aftësi të kufizuar në Regjionin e Prizrenit “ , i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i përkrahur nga Organizata: Save the Children in Kosova/o
Ky projekt realizohet nga OJQ HANDIKOS PRIZREN në partneritet me #savethechildreninkosova