Bizneset prizrenase shprehin shqetsimet e tyre para anëtarëve të Këshillit Drejtues të OEK-ut
Alajdin Fusha anëtar i Këshillit drejtues të Odës Ekonomike njofton se bashkë me kryetarin e OEK’ut Z.Lulzim Rafuna, kryetarin e njësisë rajonale të OEK’ut në Prizren Z. Refki Hoxha, anëtarin e kuvendit të OEK’ut Z.Nezir Xhoxhaj dhe drejtorin e njësisë rajonale të OEK’ut Prizren Z. Armend Hyseni patën takim me bizneset Prizrenase. Ai thotë se pronarët e bizneseve Prizrenas shprehën shqetësimet e tyre duke na njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteteve të tyre ditore.
Njoftimi i plotë
Si anëtar i këshillit drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) bashkë me Kryetarin e OEK’ut Z.Lulzim Rafuna, kryetarin e njësisë rajonale të OEK’ut në Prizren Z. Refki Hoxha, anëtarin e kuvendit të OEK’ut Z.Nezir Xhoxhaj dhe drejtorin e njësisë rajonale të OEK’ut Prizren Z. Armend Hyseni patëm takim me bizneset Prizrenase.
Kryetari Z.Rafuna në pika të shkurtëra foli për aktivitetet që zhvillohet mbrenda OEK’ut dhe problemet me të cilën hasin kompanitë në zhvillimin e biznesit të tyre.
Pronarët e bizneseve Prizrenas shprehën shqetësimet e tyre duke na njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen gjatë aktiviteteve të tyre ditore.
Takimi u përmbyll me shpresë se do të kemi një bashkëpunim profesional dhe strategjik edhe më të mirë në mes të OEK’ut dhe bizneseve Prizrenas.
Kryetari Rafuna zotoi se do të angazhohet të jetë zëri i biznesit Kosovar duke patur për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mest të Odave Ekonomike, institucioneve shtetërore dhe subjekteve tjera ekonomike.
Pas takimit në ABI-Hotel vizituam disa kompani prodhuese në Prizren dhe i dëgjuam me vëmendje me svidat me të cilat ata ballafaqohen.
Dëshirojmë të falenderojmë kompanitë :
KAMILA CHOKOLATE
Proton Cable
PUNTEX TEXTIL
RENELUAL TAHIRI
për mikëpritje dhe gadishmërinë për bashkëpunim.