Gjendet e vdekur 76-vjeçarja që jetonte e vetme në Prizren, familjen e kishte në diasporë
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në një familje në rrugën “William Walker”, në Prizren, ku u gjet e vdekur një grua në shtëpinë e saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 76-vjeçare, por akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është tërhequr trupi i pajetë.
Sipas informacioneve të para, e ndjera ka jetuar e vetme në shtëpinë e saj pasi familja e ngushtë nuk gjendet në Kosovë, por në diasporë.
Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e saj, ndërsa trupi është dërguar në IML për obduksion.