PËRSHËNDETJE NGA MËRGIMI !!!

Në rrënjë të bjeshkëve
Ti roje Sharrit i bënë
Nga mërgimi t’përshëndes Biri Yt,
Vendlindja ime, ooo Struzha nënë!

Ke mbetur pa njerëz
Përngjan me një monument të vjetër
Pa muabete
Pa … rregulla
Pa dallëndyshe, vetëm me gurgullimën e ujërave të bjeshkës.

Struzhë … O Vendlindje e ëndërrave,
që njerzitë po t’largohen
me shpia pa djepa, sofra e oxhaqe
Në për rrugë e oborre, gjurmët i mbulon kullosa.

Sa bukur Zoti t’ka stolisur,
për fat të keq njerwzit të kanë braktisur
Jemi nda, jemi copëtue,
e me Botën jemi mashtrue.

Kujtojmë dasmat, kujtojmë pikëllimet,
kujtojmë festat, kujtojmë gëzimet
ku këndonim vëlla e motër
e ku piqej buka në votër.

Ku janë burrat ku janë rinia
Struzha and dashur është pikëlluar
ku është njerzia, ku ka shkuar?
A spo shihni se jam shkatrruar.

Po flet fusha e gjelbruar
Nuk janë bagëtit, ku kanë shkuar ..?
Përgjigjet mali i vetmuar,
jo as zogu nuk ka kënduar

Është kjo tokë por si ari,
kush nuk and punon and mbuloi bari.
Po rrjedh kroi i pastër si loti
kush nuk e pin, po shkon koti.

Tokë e bukur e këti vendi
mos u mërzit prap dot kthehemi
ku do që veni e kudo që shkoni
Struzhën tonë mos e harroni!

YSMEN MUSTAF PIRECI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *