Ndarja e nga 100 eurove për studentët, Murati del me një njoftim
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentët, të cilëve u është premtuar mbështetje prej nga 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacion.
Murati tregoi në Facebook se kush mund të aplikojë dhe sa kohë do të jetë i hapur aplikimi.
“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë”, shkroi Murati.
Ministri tha se pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.
Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Kosovës këtu.
Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas të Kosovës këtu.