Prokuroria në Prizren: 12 aktakuza kundër 20 personave
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër njëmbëdhjetë (11) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së. Po ashtu, nga ky departament është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave të dyshuar, për shkak të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) të pandehuri, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër njëzet (20) personave për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehte trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Thirrja për rezistencë”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, susbtancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.